KRONIKËVIDEO

VIDEO/ Me shpejtësi “skëterrë” me “Ferrari” në tunel, Policia shoqëron Aleks Vishën dhe i bllokon mjetin luksoz


Pas publikimit të videove në rrjete sociale ku shfaqej duke ecur me shpejtësi 305km/h, Aleks Visha është shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisiariatin e Policisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Personazhi i njohur i TikTok-ut është gjobitur me 100 mijë lekë të reja, ndërsa mësohet se Policia i ka bllokuar mjetin tip “Ferrari” me të cilin udhëtonte me shpejtësi “skëterrë.” Ai u shfaq duke ecur me shpejtësi 305km/h me mjetin luksoz në tunelin e Kalimashit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Policia Rrugore e Tiranës:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia Rrugore e Tiranës Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “FERRARI”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

Related Articles

Back to top button