KRONIKËVIDEO

VIDEO/ Po lëvizte me motor dhe tentoi t’i shpëtonte plumbave, si u ekzekutua 41-vjeçari në Vlorë (foto)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri, 41-vjeçari, Leartiad Kekaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar një automjet “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Gjithçka ka nisur në pjesën e pasme të Bibliotekës së Vlorë. Viktima e kishte pikasur se ishte duke u ndjekur, i cili e ka goditur motorin. Më pas ka nisur  të shtënat e armëve, viktima ka tentuar të largohet nga vendi ku kanë qenë goditjet. Pak larg zonës së Bibliotekës kanë qenë edhe goditjet e para. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kokorja e motorit me të cilin lëvizte viktima. Motori është goditur nga makina. Më pas 41 vjeçari ka vijuar rrugën me këmbë dhe makina e ka ndjekur me shpejtësi. Mendohet që është një automjet Audi A6 ka qenë mjeti që e ka ndjekur, ka qenë i maskuar. Janë rreth 100 m dhe në fund 41-vjeçarit i është dhënë goditja fatale”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur automjetin i autorëve ku në brendësi është gjetur një armë zjarri kallashnikov, në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mësohet se në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka biznese dhe kamera sigurie, të cilat priet t’i vijnë në ndihmë policisë.

Viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Laertiad Kekaj
Motorri Viktimës


Related Articles

Back to top button