Policia britanike tha se po heton një incident të tmerrshëm të së dielës gjatë një ndeshjeje hokeji në akull ku sportisti Adam Johnson gjeti vdekjen i prerë në qafë nga shina e këpucës së kundërshtarit Matt Petgrave.
Debate të shumta në rrjetet sociale ngrejnë pikëpyetje nëse goditja ishte e qëllimshme apo aksidentales.
Pamjet e rënda nuk janë publikuar plotësisht nga mediat, por policia tha se po heton veprimet e Petgrave, si pjesë e asaj që zyrtarët quajnë “procedurë normale” për “rrethanat e incidentit të rëndë.”
“Oficerët mbeten në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet. Ne inkurajojmë publikun të shmangë spekulimet teksa hetimet vijojnë”, njoftonte policia e South Yorkshire ne veri te Anglisë.
“Oficerët mbeten në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet. Ne inkurajojmë publikun të shmangë spekulimet teksa hetimet vijojnë”, njoftonte policia e South Yorkshire ne veri te Anglisë.