AKTUALITETVIDEO

VIDEO/ Qytetari lëshon alarmin ‘SOS’ nga qafa e Murrizit, bllokohen 12 persona në mes të borës, furgoni e ka të pamundur të lëvizë


Të paktën 12 persona kanë mbetur të bllokuar në Qafën e Murrizës, për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mungesës së borëpastrueseve në Rrugën e Arbrit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një lidhje për Fax News, një prej banorëve të bllokuar tha se në mesin e tyre kishte gra të moshuara dhe fëmijë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas tij një fadromë që ka kaluar në zonë, nuk ka përmirësuar aspak situatën, ndërkohë që policia e ka të pamundur që të ndërhyjë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Furgoni ishte plot me pasagjerë që lidhin fshatrat e Klosës dhe Bulqizës me Tiranën.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë që pak më herët ARRSH njoftoi mbylljen e Rrugës së Arbërit për qarkullimin e mjeteve.

Banorët që kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se një ore, janë ndarë në dy grupe, një pjesë janë nisur me këmbë drejt banesave të tyre, dhe pjesa tjetër ndodhet ende në furgon.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të bërë të mundur transportin e tyre, pasi temperaturat në zonë janë tejet të ulëta.

Related Articles

Back to top button