BOTAVIDEO

VIDEO/ Zbulohet parcela masive me kanabis në Spanjë, 2 shqiptarë në pranga, njëri tentoi të arratiset, por… 


Një plantacion kanabisi është zbuluar në një fushë në Señorío de Molina, ndërsa Garda Civile në Guadalajara ka arrestuar dy shqiptarë përgjegjës për mbjelljen e bimëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ky plantacion përmbante 1330 bimë marijuanë, që të arrestuarit i kultivonin në një vend midis Megina dhe Chequilla, në afërsi të lumit Cabrillas.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të arrestuarit janë 2 shtetas shqiptarë, një 40-vjeçar dhe një 51-vjeçar. Ky i fundit ka mundur të arratiset në këmbë dhe të fshihet deri të nesërmen kur u gjet nga forcat e policisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Terreni ku kultivuesit kishin zgjedhur të rrisnin bimët mund të arrihej vetëm duke ecur në këmbë, pasi sipas autoriteteve ishte shumë i pjerrët dhe i vështirë për t’u aksesuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sakaq, të arrestuarit do të përballen me drejtësine spanjolle për 2 akuza, kultivimin e lëndëve narkotike dhe krim kundër shëndetit publik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button