AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

VIDEOJA QË PO LLAHTARIS DYNJANË/ “Vëllai im dragua”, Danela rrëfen detajet: Kur vdiq i ndërruan 3 herë arkivolin, ai vetëm zgjatej

Një rrëfim i jashtëzakonshëm ka mbërthyer ndjekësit e “Ferma VIP” gjatë një prej episodeve, ku Danela ka ndarë një histori të pazakontë dhe emocionale për jetën e saj.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Ajo ka zbuluar se ka pasur një vëlla dragua, nga ata njerëz që legjendat flasin se lindin me flatra, i cili ka ndërruar jetë në një aksident një vit para se ajo të vinte në jetë.

Në “Ferma Club”, Danela ka dhënë më shumë detaje, të cilat përngjajnë me një rrëfim mitologjik, të mbushur me mister. Sipas saj, vëllai kishte aftësi të jashtëzakonshme: lëvizte natën kur binte shi, zhdukej dhe shfaqej papritur, dhe lidhej e zgjidhej vetë.

Më tej Danela rrëfeu se kur vëllai i saj ka ndërruar jetë, i kanë ndërruar tre herë arkivolin, pasi ai vetëm zgjatej.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Mami e ruante edhe nga familjarët. Ai ikte natën, kur binte shi dhe vinte natën. Lidhej dhe zgidhej vetë. Shfaqej dhe zhdukej. Hypte dhe zbriste me sekonda në pemë.

Kam dëgjuar një shkenctar që thot ka vite që janë zhdukur fëmijët dragonj. Por pritet që vitet e ardhshme do shfaqen përsëri. Flatrat i kanë nën sqetull. Kur është bërë xhenazja në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Është ndërruar arkivoli 3 herë, sepse ai vetëm zgjatej. I thot mamit dhe babit në ëndërr më duhet një shtëpi se më lag shiu. Ne i ruajm në shtëpi sendet e tij. Është e dhimbshme për mua ta diskutoj kaq hapur. Unë dua ta tregoj këtë fenomen se kam një ëngjëll mbrojtës. Mami kishte dhunti që të kishte kontakt me djalin”, tregoi Danela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button