AKTUALITETSTAR CHANNEL

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore, mos i shpërndani më! I kërkoj falje Klaudias dhe vajzave

Pas Eli Farës, një tjetër këngëtare, Blerina Matraku, ka zgjedhur të reagojë publikisht përballë fyerjeve që shpërthyen në rrjet, pas publikimit të materialeve filmike të saj në intimitet me kompozitorin Adi Hila.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Matraku thotë se privatësia e saj është cenuar në mënyrë çnjerëzore dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë më materialet në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Këngëtarja i kërkon ndjesë edhe bashkëshortes së kompozitorit, Klaudias, dhe vajzave të tyre, për dhimbjen që kjo situatë mund t’u ketë shkaktuar.

Këngëtarja thotë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa flet edhe për besimin që thotë se i kishte dhënë Hilës në “momentet më vulnerabël” të jetës së saj, duke pretenduar se ky besim është përdorur më pas për arsye që ende nuk i di.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reagimi i plotë i Blerina Matarakut

Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

I drejtohem së pari publikut, ç’do individi, që është tronditur lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…

Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.

Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë, për besimin, që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për ç’do lot apo dhimbje të shkaktuar, fje që do paguhet me drejtësi hyjnore.

Pamvarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur ti paguaja me jetë. Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik ,pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me preteksin që lotët në sy, ishin lot gëzimi…

Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,” Mos shpërndani më… Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerëzisht. Dhimbja kërkon rrespekt. Mjaft ju lutem. Jam njeri, që më është cenuar privatësia…

Përulësisht

Blerina Matraku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button