Vijojne ende te jene aktive vatrat e zjarrit ne masivin pyjor në Pishporo. 50 forca mbeshtetëse nga Bashkia e Fierit në terren. (VIDEO)
Vijojnë të jenë aktive prej 5 ditësh vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të Fierit.
Aktualisht janë aktive rreth 30 vatra zjarri, teksa për neutralizimin e tyre janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse , efektivë të forcave të armatosura , forca të ADZM , 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë, të cilët po hapin rrugët në pyllin e dendur për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.
Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here, të favorizuara nga era e fortë.
Shehaj vlerëson punën e strukturave operacionale, të cilat kanë siguruar mbrojtjen e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemëtore e ullishte, në kufi të zonës pyjore.