KRONIKË

Vijojne ende te jene aktive vatrat e zjarrit ne masivin pyjor në Pishporo. 50 forca mbeshtetëse nga Bashkia e Fierit në terren. (VIDEO)

Vijojnë të jenë aktive prej 5 ditësh vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të Fierit.

Aktualisht janë aktive rreth 30 vatra zjarri, teksa për neutralizimin e tyre janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse , efektivë të forcave të armatosura , forca të ADZM , 50 forca mbështetëse të bashkisë  dhe dy buldozerë,  të cilët po hapin rrugët në pyllin e dendur për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here, të favorizuara nga era e fortë.

Shehaj vlerëson punën e strukturave operacionale, të cilat kanë siguruar mbrojtjen e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemëtore e ullishte, në kufi të zonës pyjore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button