KRONIKËSTAR CHANNEL

Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në Klos për 29-vjeçarin e zhdukur pas çarjes së rezervuarit të ujit

Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili rezulton i zhdukur pas një incidenti të rëndë pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos. Ngjarja ndodhi pasi një rezervuar i mbushur me ujë dhe rërë u ça papritur, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm që përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri, i cili po punonte me një eskavator.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë momentin dramatik të çarjes së rezervuarit dhe përmbytjes së zonës, ndërsa deri më tani ekipet e kërkimit kanë arritur të gjejnë vetëm disa pjesë të mjetit, pa ndonjë gjurmë të të riut.

Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh forcash kërkim-shpëtimi, përfshirë forcat zjarrfikëse, policinë, ushtrinë, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të Beshirit. Terreni malor dhe sasia e madhe e materialit të zhvendosur e kanë bërë operacionin shumë të vështirë, ndërsa familjarët kërkojnë shtimin e forcave dhe intensifikimin e kërkimeve.

Shpresat për gjetjen e tij gjallë po zbehen me kalimin e orëve, ndërsa autoritetet vijojnë punën pa ndërprerje. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa pritet një hetim i plotë mbi shkaqet e incidentit dhe sigurinë e strukturave në zonën industriale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button