AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vijon prej 6 ditësh zjarri në Mallakastër, 30 trupa të ushtrisë i bashkohen operacionit në Belishovë

Mallakastër – Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në fshatin Belishovë, ku situata mbetet ende problematike. Krahas forcave ushtarake, në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile dhe të policisë bashkiake, të cilët po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Flakët, që mëngjesin e sotëm kanë shfaqur intensitet më të ulët, nuk janë shuar plotësisht, ndërkohë që ende nuk është bërë një vlerësim i plotë i situatës për të kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Zjarri është në ditën e gjashtë të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës, për t’u përhapur më pas në kodrat e Gorishovës, ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, dhe së fundmi në Belishovë, ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës me shqetësim, ndërsa parashikimet e motit për ditët në vijim do të jenë vendimtare për përshpejtimin e operacionit të shuarjes së zjarrit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button