AKTUALITET

Virozat, më keq se gripi! Luhatja e madhe e temperaturave ka rritur numrin e personave të prekur


ISHP nuk ka izoluar ende raste me grip, por fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë tek mjeku i familjes është rritur ndjeshëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Temperatura të ulëta në mëngjes dhe rritja e tyre gjatë ditës ka krijuar probleme sidomos tek nxënësit e shkollave të cilët kanë manifestuar temperaturë të zgjatur deri dhe në dy javë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Janë viroza të shumta që kanë prekur popullatën”,tha mjekja Klodiana Shahaj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Tek fëmijët janë hasur edhe konjunktivite te syrit  te shkaktuara nga gjendje virale. Mjekët këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes dhe për 3 -4 dite t’i mbajnë fëmijët në shtëpi në mënyrë që të mos rendohen por edhe që mos ta transmetojnë tek njëri-tjetri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vendete rajonit është duke qarkulluar virusi i gripit A dhe B  dhe me gjasë këto do të qarkullojnë edhe në vendin tonë.

Në fillim të muajit tetor ka nisur vaksinimi ndaj gripit por më shume interes ka nga të moshuarit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button