AKTUALITET

Vizita e Erdogan, bllokohen disa rrugë, Presidenti turk të enjten në Tiranë, policia plan masash


Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, të enjten më 10 tetor. Erdogan do të pritet nga kryeministri Rama, ndërsa të enjten do të inaugurohet edhe Xhamia e Namazgjasë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia ka marrë një sërë masash për sigurinë e vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Related Articles

Back to top button