Vizita në Vatikan nis nga “Zoja e Shqipërisë”, Rama: Asnjë kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar që prej 1467

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Vatikan nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë muri të shkëputur nga Kisha e Shkodrës në vitin 1467.
Në një postim në Facebook, Rama thekson se që nga ajo kohë, asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte vizituar këtë bazilikë, ku pranë Zojës së Shqipërisë qëndron gjithmonë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ku kanë kryer vizita e rite pothuajse të gjithë Papët e Romës.
Postimi i Ramës:
“VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”.




