AKTUALITETEKONOMI

Vjedhja e energjisë elektrike, Çela: Po merren masa pasi zbuluam 2 “ferma” të Bitcoin


Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, u shpreh se në Shqipëri janë identifikuar dy ferma të prodhimit të kriptomonedhës Bitcoin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, ai u shpreh se fermat janë në Tiranë dhe në Fushë-Krujë të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Për rastin e Bitcoin do ju jap këtë informacion. Ne kemi nisur pak më parë investimin, pasi ky shqetësim nuk ka qenë vetëm me Bitcoin por dhe me shtëpinë e barit. Kemi nisur montimin e pajisjeve, jemi në fazën e dytë. Po vendosim smart fider, dhe është 1 km i gjatë. Duke kaluar në fazën e dytë të monitorimit të kabinave, ngushtojmë rrethin e kërkimit. Kemi konstatuar dy ferma Bitcoini, një në Tiranë dhe një në Fushë-Krujë, është një betejë e përditshme dhe jo vetëm me Bitcoinin, por me cilindo që bën lidhje të paligjshme. Me këtë investimin që është në proces dhe me suportin e Exit Bank dhe USAID rezultatet do të jenë më të mira. Kërkojnë investime SMART.“- tha Çela.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja thotë se këto dy ferma janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhje e energjisë. Ai u shpreh se në rastin kur paguhet fatura e energjisë elektrike nuk përbën asnjë problem.

Neve identifikojmë vjedhjen e energjisë. Denoncimet kanë qenë si indicia për autoritetet ndërsa ne konstatojmë vetëm vjedhjen e energjisë. Ne kemi identifikuar vjedhjet e energjisë, dhe kemi konstatuar dy raste të Bitcoin. Por ata që e kanë paguar për ne janë konsumator. OSHEE-ja e ka filluar që nga 2014 me një borxh të prapambetur të KESH-it. E shlyem“- u shpreh Ilir Bejtja

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button