BOTASTAR CHANNEL

Vjedhje spektakolare brenda një minute, 20 hajdutët ‘pushtojnë’ dyqanin e bizhuterive, grabisin mallra me vlerë 1.4 mln dollarë

Një video e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon momentin kur një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar hyn me forcë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe arrin të marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda më pak se një minute.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grabitja ndodhi në qershor të vitit 2025 në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Fremont. Sipas autoriteteve, ngjarja u realizua nga një grup i organizuar, i cili përdori çekiçë për të thyer vitrinat e dyqanit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pamjet tregojnë disa automjete që ndalojnë jashtë dyqanit, ndërsa burrat e maskuar zbresin dhe hyjnë me vrap në ambientet e brendshme. Duke mbajtur çanta shpine, ata thyen me shpejtësi xhamat e vitrinave dhe marrin një pjesë të madhe të bizhuterive të ekspozuara.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas mediave amerikane, grabitësit arritën të marrin rreth 75% deri në 80% të mallrave në dyqan. Brenda rreth 70 sekondash, ata morën bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milion dollarë dhe u larguan me automjetet që i prisnin jashtë.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet e përshkruan ngjarjen si një “vjedhje në stil mafioz”. Hetimet u vështirësuan pasi automjetet e përdorura për arratisje rezultuan të vjedhura, çka e bëri më të vështirë gjurmimin e autorëve përmes kamerave të sigurisë.

Megjithatë, një patrullë policie arriti të ndalojë një prej automjeteve që kishte shkelur e qarkullimit. Si pasojë u arrestuan katër të rinj të moshës 19 deri në 20 vjeç, ndërsa dy prej tyre u liruan më vonë pasi çështja nuk ishte dërguar ende në gjykatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button