ART & KULTURFIERI YNË TV

Vladimir Marku – Dhuruesi i 132 librave për Bibliotekën e Kuçovës!


Nga Vladimir Duraj – Promovimi i të mirës është më me bereqet se sa përgojimi i së keqes, kam shkruar dikur. Saktësinë e kësaj thenie e vërtetova edhe para tre javësh, kur më 29 Prill, ditën e takimit përmbyllës të Konkursit të Poezisë në Kuçova Club, më erdhi mesazhi më poshtë :

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“I dashur Ladi ! Ju përgëzoj për këtë aktivitet të bukur. Shpreh dëshirën për t’i dhuruar Bibliotekës së qytetit tuaj 28 tituj librash, botime dhe përkthime nga unë.”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

E falënderova me gjithë shpirt dërguesin e mesazhit edhe pse libri dhe leximi sot nuk janë në ditën e tyre më të mirë, sikurse ishin në kohën e brezit tim, kohë kur leximi konsiderohej ushqim shpirtēror.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Po cili ishte dërguesi i mesazhit ?

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vladimir Marku, poet, novelist, eseist, përkthyes, përpilues fjalori dhe pedagog i gjuhës angleze, ka lindur në Durrës më 28 Tetor 1950.

Pasi u diplomua për Anglisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, punoi për një kohë të gjatë në industrinë e naftës si përkthyes dhe interpretues teknik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Nga viti 1989 deri në vitin 1998 përfaqësoi kompani të huaja nafte dhe gazi në Shqipëri.

Nga viti 2001 dhe në vazhdim jep mësim anglisht në një qëndër private.

Libri i tij i parë, Fjalori i Naftës, dy gjuhësh dhe me 25.000 terma, pa dritën e botimit në vitin 1994, por ishte viti 2001 kur ai filloi të shkruajë dhe botojë poezi, romane, ese dhe përkthime.

Ka botuar 39 libra : romane, poezi, ese, përkthime, disa prej të cilave në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Vazhdon të jetë duke shkruar dhe botuar libra të tjerë dhe të udhëtojë shumë.

Në Mars 2009 mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Dubai, në Maj 2009 mori pjesë në një takim poetik në Toronto dhe në Korrik 2010 përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Medelin, Kolumbi.

Ka marrë çmimin e shkrimtarit më të lexuar në Fier, është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Fier, dhe i Akademisë Europiane të Arteve.

E pra, kjo është cv e adashit tim, një cv për t’u pasur zili nga shumëkush. Unë jam tepër i vogël për ta sjellë Ladin ashtu siç ai e meriton, por diçka e them me bindje, mirësia dhe fisnikëria tek Ai kanë pamjen e tyre më të bukur.

Ishin 28 tituj librash, prozë e poezi, të gjitha botime të tijat në një numër prej 132 copë ajo çfarë Lad Marku i dhuroi Bibliotekës së qytetit tonë.

Duke i shprehur falënderimet më të sinqerta dhe nderimin më të madh adashit tim fisnik, uroj që të tjerë kontër të shkrimit dhe leximit të ndjekin shembullin e tij.


Related Articles

Back to top button