AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vlora në terr! Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh, ja shkaku i ndërprerjes

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e energjisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit dhe mbështeten tërësisht në energjinë elektrike për ofrimin e shërbimeve.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi shkallën e defektit apo kohën e saktë kur pritet zgjidhja e problemit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button