KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – 25-vjeçari nga Fieri tenton të korruptojë policinë pasi kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Njëri prej tyre, shtetasi N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, jo vetëm që rezultoi nën efektin e alkoolit, por edhe tentoi të korruptonte efektivët e Policisë Rrugore duke u ofruar një shumë prej 4000 lekësh, me qëllim shmangien e ndëshkimit.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, janë arrestuar edhe shtetasit A. B., 44 vjeç, dhe S. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë, për të njëjtën shkelje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas Policisë Rrugore të Vlorës, gjatë 10 ditëve të para të muajit prill janë intensifikuar kontrollet në akset urbane dhe interurbane në Vlorë dhe Sarandë, duke çuar në:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
  • arrestimin e 9 drejtuesve mjetesh,
  • pezullimin e 6 lejeve të drejtimit,
  • vendosjen e 2525 masave administrative.

Shkeljet më të shpeshta përfshijnë:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”
  • 314 gjoba për parakalime të gabuara,
  • 171 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit,
  • 124 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit,
  • 51 gjoba për drejtim nën efektin e alkoolit,
  • 51 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur shpejtësinë, alkoolin dhe çdo shkelje që rrezikon jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët!

Related Articles

Back to top button