KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë – 37-vjeçari nga Selenica mbërrin i plagosur në spital, dyshohet i qëlluar me armë zjarri

Një 37-vjeçar ka mbërritur sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri është identifikuar si shtetasi S. M., banues në Selenicë.
Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.




