Vlorë | Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, armë të ftohta, konflikte dhe kanosje

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për shkelje të ndryshme të ligjit.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin R. H., 33 vjeç, banues në fshatin Kërkove, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për:
- V. K., 27 vjeç, i cili gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në zonën e quajtur ish-Kombinati, u konstatua me një mjet prerës (thikë);
- E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, i cili për motive të dobëta është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me shtetasin A. C., 34 vjeç, po ashtu banues në Vlorë.
Në Himarë, Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Borsh, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja R. S., 41 vjeçe, e cila pretendon se është kanosur prej tij nëpërmjet telefonit.
Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë. Sipas Policisë, më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ata kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.




