KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Arrestime, procedime penale dhe sekuestrim lënde narkotike në kuadër të operacioneve policore

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë ekzekutuar disa masa sigurie dhe janë referuar materiale në Prokurori për vepra të ndryshme penale, në kuadër të forcimit të rendit dhe sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Arrest në burg për atentatin në Orikum:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorit për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, i cili ishte në kërkim. Ai akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve”. Më 26 janar 2025, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., ai ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave në një lokal në Orikum, duke plagosur shtetasin S. V.

Shpallen në kërkim për drogë dhe drejtim pa leje:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në një tjetër rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve shpallën në kërkim shtetasin I. S., 25 vjeç, pasi në banesën e tij në Vlorë u gjet një sasi e dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Ndërkohë, në Sarandë, u procedua penalisht shtetasi E. D., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në rrugën “Skënderbeu”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Incident në kantier ndërtimi dhe dhunë në familje:

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materiale ndaj inxhinierit R. N., 45 vjeç, pasi më 30 prill 2025 është dëmtuar në punë punonjësi i kompanisë ndërtimore, shtetasi Sh. T., 57 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, u procedua penalisht edhe shtetasja E. Rr., 22 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Zjarri në garazh, digjet një automjet:

Policia referoi materiale edhe për një ngjarje të ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku më datë 30 prill, rreth orës 18:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një garazh, duke shkaktuar djegien e një automjeti tip “Volkswagen”.

Të gjitha materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis. Vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. N., 45 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në një kompani ndërtimi, pasi më datë 30.04.2025, është dëmtuar gjatë punës, në kompleksin që ndërtohet nga kjo kompani, punonjësi i tyre, shtetasi Sh. T., 57 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen E. Rr., 22 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 30.04.2025, rreth orës 18:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, i cili ishte i parkuar në një garazh.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button