KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Arrestohen 2 autorë vjedhjesh brenda 24 orëve, njëri në kërkim për një tjetër rast në Elbasan

Komisariati i Policisë Vlorë ka finalizuar me sukses dy operacione të njëpasnjëshme në fushën e vjedhjes, brenda një harku kohor prej 24 orësh. Operacionet e koduara “Trace” dhe “Strike” çuan në arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për disa raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni “Trace”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. C., 40 vjeç, banues në Elbasan. Ai akuzohet si autor i tre vjedhjeve të ndodhura në subjekte të ndryshme tregtare në lagjet “10 Korriku” dhe “Pavarësia 2” të qytetit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, A. C. ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur më herët në Elbasan, në një subjekt të llojit “tabakino”. Gjatë operacionit, u sekuestruan sende të vjedhura dhe mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.

Reklama në FieriWeb

Operacioni “Strike”

Ndërkohë, në një tjetër rast të dokumentuar më 02.05.2025, u arrestua shtetasi B. Ç., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet se në lagjen “10 Korriku” ka vjedhur me dhunë dy varëse floriri dhe çantën e një shtetaseje, në të cilën ndodheshin 16,000 lekë dhe sende të tjera personale.

Materialet procedurale për të dy rastet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve ligjore.

Related Articles

Back to top button