AKTUALITETKRONIKË

VLORË/ Arrestohen pronari dhe kamerieri i një lokali në Sarandë për shitje droge; sekuestrime lëndësh narkotike, armë zjarri dhe para.


Përshtatën ambientet e një lokali, në Sarandë, për shitjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, arrestohen 2 shtetas (pronari i lokalit dhe kamerieri).

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë kontrollit në këtë lokal u gjet e fshehur 1 armë zjarri pistoletë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sekuestrohen pistoleta, doza kokaine dhe kanabisi, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për dy shtetas që po shisnin doza të lëndëve narkotike në një lokal në Sarandë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 32”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G. H., 34 vjeç, dhe M. Sh., 17 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit G. H., ku ishte i punësuar kamerier shtetasi M. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 40 doza të lëndës narkotike kokainë dhe disa doza kanabisi, gati për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 37 500 lekë, 230 euro, 40 franga dhe 70 paund, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮🤝

Related Articles

Back to top button