KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Arrestohet 25-vjeçari që goditi disa herë me makinë automjetin e një 18-vjeçari në Rreth të Skelës

Vlorë – Policia ka parandaluar një konflikt të rrezikshëm mes dy shtetasve në zonën e “Rrethit të Skelës”, ku një 25-vjeçar ka goditur në mënyrë të përsëritur me automjetin e tij, automjetin e një 18-vjeçari, duke i rrezikuar jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi në prani të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe strukturave të tjera të DVP Vlorë. Menjëherë pas konstatimit të përplasjes së automjeteve dhe përshkallëzimit të konfliktit, ata ndërhynë në kohë, duke neutralizuar agresorin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 25 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, bazuar në nenet 154 dhe 274 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button