KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Arrestohet 34-vjeçari në Tragjas, i zbulohen armë dhe municion në banesë

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Nightfall 2”, si pjesë e kontrolleve intensive në territorin e qarkut për të evidentuar dhe goditur veprimtaritë e paligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Arma e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button