KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Llogarasë, Brenda mjetit të shkrumbuar gjendet trupi pajetë i një personi

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet të përfshirë nga flakët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, brenda automjetit dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button