KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Dy humbje jete: 36-vjeçari nga Sherishtë dyshohet se konsumoi medikamente bujqësore, 71-vjeçarja bie aksidentalisht në pus

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka njoftuar se janë referuar në Prokurori dy raste të ndodhura më 18 nëntor, ku kanë humbur jetën një 36-vjeçar në Sherishtë dhe një 71-vjeçare në Metoq të Sarandës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, i cili dyshohet se kishte konsumuar medikamente bujqësore. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai ka ndërruar jetë. Materialet e ngjarjes janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, nga Komisariati i Policisë Sarandë raportohet se në fshatin Metoq është gjetur pa shenja jete, brenda një pusi në oborrin e banesës së saj, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Hetimet paraprake tregojnë se e moshuara dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button