Uncategorized
Vlorë – E mitura 17-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Rreth orës 11:40, një shtetase e mitur, 17 vjeçe, është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, vajza dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri të llojit pistoletë, në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mbetet për t’u verifikuar nëse bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasjeje apo plagosje aksidentale.




