KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Finalizohet operacioni policor “Next”, zbulohet një rast tjetër i lojërave të fatit të paligjshme në lokal

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit, të koduar “Next”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gjatë këtij operacioni, forcat e policisë kanë zbuluar një lokal në lagjen “Isa Boletini”, ku ushtrohej aktivitet i paligjshëm përmes organizimit të lojërave të fatit me pajisje kompjuterike dhe tavolinë pokeri.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”. Ai akuzohet për organizim të lojërave të palejuara të fatit në ambientet e biznesit të tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri si dhe një mjet prerës (thikë).

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Policia e Vlorës vijon kontrollet intensive në kuadër të luftës kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112 ose në Komisariatin Digjital.

Related Articles

Back to top button