Vlorë: Finalizohet operacioni policor “Target 6”, ndalohen 3 persona të dyshuar për vjedhje
Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes dhe një rast të tentativës për vjedhje, në sajë të operacionit policor të koduar “Target 6”. Pas një hetimi të mirëorganizuar dhe bazuar në informacione inteligjente, u ndaluan 3 shtetas të dyshuar: K. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç, dhe F. P., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas, të maskuar dhe të pajisur me dorashka dhe sende të forta, kanë kryer disa vjedhje në qytetin e Vlorës:
• Më 10 janar, në lagjen “Partizani”, vodhën një palë syze dhe një parfum nga një automjet;
• Më 13 janar, në të njëjtën lagje, vodhën cigare nga një dyqan;
• Më 18 janar, në lagjen “Hajro Çakërri”, vodhën para dhe cigare me vlerë totale prej 100,000 lekësh;
• Më 19 janar, në lagjen “15 Tetori”, vodhën 16,000 lekë nga një market;
• Më 21 janar, në lagjen “24 Maji”, vodhën 30,000 lekë dhe cigare nga një dyqan;
• Po më 21 janar, në lagjen “Lef Sallata”, tentuan të vidhnin një subjekt financiar.
Policia ka sekuestruar sende të vjedhura, mjete dhe veshje të përdorura për kryerjen e krimeve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzën “Vjedhja në bashkëpunim”.
Policia garanton angazhim maksimal në luftën kundër krimit dhe për sigurinë e qytetarëve.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target 6”.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, në qytetin e Vlorës.
Identifikohen dhe ndalohen 3 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sende të vjedhura dhe mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe bazuar në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Target 6,” si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, u ndaluan shtetasit:
K. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç dhe F. P., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të maskuar me kapuçë dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, kanë kryer vjedhje në qytetin e Vlorës, konkretisht:
-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;
-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;
-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;
-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;
-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;
-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.