KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë/ Finalizohet operacioni policor “Wave”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Himarë
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Wave”.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetas nga Elbasani:
• E. U., 46 vjeç
• S. M., 46 vjeç
Këta persona shisnin doza kokaine në zonën e Himarës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat” me të cilin lëviznin, si dhe në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, policia gjeti dhe sekuestroi:
- 46 doza kokaine gati për shitje,
- një peshore elektronike,
- 3 celularë,
- dhe një shumë parash në euro e lekë, e dyshuar si përfituar nga aktiviteti kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.




