KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, dy të arrestuar në operacionin “Game Over”

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të qytetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë në një lokal në lagjen “24 Maji”, ku konstatuan zhvillimin e lojërave të fatit me kompjutera dhe çipsa pokeri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;
  • S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa pokeri dhe një përforcues metalik grushti.

Reklama në FieriWeb

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se pronari i lokalit, A. L., ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Back to top button