KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tij.

Zbulohet banesa që kishte marrë me qira 53-vjeçari, në lagjen “10 Korriku”, për të fshehur lëndën narkotike dhe për ta përgatitur për shitje.

Sekuestrohen nga banesa, sasi Kokaine dhe Cannabis sativa, 1 peshore elektronike, si dhe 3 celularë.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pasi kanë siguruar informacion për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan 3 shtetas që bashkëpunonin për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për rastin:
-u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button