KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë/ Goditet rast i peshkimit të ndaluar në Palasë, procedohen 3 shtetas

Policia Kufitare dhe Migracionit Vlorë ka goditur një rast të peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, duke proceduar penalisht tre shtetas.
Në pranga ligjore ranë:
- A. B., 42 vjeç dhe K. B., 35 vjeç, të dy banues në Himarë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.
- M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili përveç peshkimit të paligjshëm akuzohet edhe për “Përvetësim të titullit apo të detyrës shtetërore”, pasi gjatë kontrollit u prezantua si punonjës shtetëror, por rezultoi e pavërtetë.
Nga operacioni u sekuestruan një gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.
Policia Kufitare thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e mjedisit detar dhe apelon qytetarët të mos kryejnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin.





