KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë | Goditi gazetarin dhe një 67-vjeçar gjatë protestës, procedohet penalisht 33-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndaj shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur më datë 4 shkurt 2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, gjatë një proteste të njoftuar nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë. Në vendngjarje ndodheshin edhe gazetarë të mediave të ndryshme për të pasqyruar situatën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë, shtetasi A. H., i dyshuar në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me gazetarin G. K., 33 vjeç. Më tej, ai ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas kryerjes të veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me prokurorin e gatshëm, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button