KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë – Grabiten me dhunë një çift të moshuarish në Finiq

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç, ku kanë vjedhur një shumë parash.
Gjatë ngjarjes, autorët dyshohet se ushtruan dhunë fizike ndaj të moshuarit dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe.
Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




