KRONIKË

Vlorë/ Kapen në port kuti me shishe vere kontrabandë, arrestohet shoferi i autobuzit


Një 50-vjeçar është proceduar nga Policia pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri mallra kontrabandë. Policia bën të ditur se personit me inicialet A.P, iu kontrollua autobusi. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje. 50-vjeçari, banues në Vlorë, do të hetohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sekuestrohet një sasi vere, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit që tentoi ta kontrabandonte në vendin tonë.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin A. P.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button