Vlorë: Konflikt për motive të dobëta, 51-vjeçari plagos me thikë një person dhe largohet nga vendi i ngjarjes, i plagosuri në gjëndje të rëndë shëndetësore
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:27 në lagjen “15 Tetori” të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. R., 51 vjeç, i njohur për precedentë penalë, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”. Shkak i ngjarjes mësohet të jenë konfliktet për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.