KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Kontrollet ndaj makinave luksoze, sekuestrohen 3 automjete – nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me fokus evidentimin e pasurive që dyshohet se mund të jenë përfituar nga të ardhura me burim të paligjshëm.

Në kuadër të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve të prodhuara vitet e fundit dhe që paraqiten me vlera të konsiderueshme në treg.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar disa automjete për verifikim të mëtejshëm. Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se 3 automjete luksoze nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve apo drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore, deklarimeve të marra dhe verifikimeve të kryera, tre automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, 3 shtetasit që i posedonin automjetet janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Paralelisht, ndaj pronarëve dhe poseduesve të automjeteve ka nisur hetimi pasuror, me qëllim verifikimin e burimit të pasurisë, mënyrës së përfitimit të saj dhe nëse ajo lidhet me veprimtari të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia e Vlorës bën me dije se kontrollet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, në funksion të evidentimit dhe goditjes së pasurive që dyshohet se kanë burim kriminal, si dhe parandalimit të pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe burimit të pasurisë së poseduesve të automjeteve.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button