KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Manovra të rrezikshme me gomone dhe në gjendje të dehur, gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar nga Policia Kufitare në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar një gomone me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme, ndërkohë që rezultoi në gjendje të dehur.

Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, në zonën pranë ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas Policisë, gomonia lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra që rrezikonin sigurinë e mjeteve të tjera lundruese, por edhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.

Shërbimet ndërhynë menjëherë duke ndaluar mjetin lundrues dhe drejtuesin e tij, shtetasin me inicialet A. G. Pas testit të alkoolit, ai rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit iu vendos gjobë në vlerën 50 000 lekë të rinj, ndërsa leja e drejtimit iu bllokua për 2 muaj. Gjithashtu, autoritetet bllokuan edhe mjetin lundrues gomone.

Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe të shmangin çdo sjellje që mund të rrezikojë jetën e pushuesve apo sigurinë e mjeteve të tjera në det.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button