KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Operacioni “Endline” – Goditet një rast i shpërndarjes së narkotikëve, arrestohet një 22-vjeçar

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Endline”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të informacionit të siguruar në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, që i riu drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar cannabis, të fshehur poshtë sediljes së shoferit. Po ashtu, u sekuestruan 3 aparate celularë dhe automjeti me të cilin qarkullonte.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button