AKTUALITETKRONIKË
Vlorë – Parandalohet një krim me pasoja të rënda, arrestohet 51-vjeçari që kërcënoi fqinjin me armë zjarri
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një krim i mundshëm që mund të kishte pasoja serioze për jetën. Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin E.B., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky i fundit kërcënoi fqinjin me armë zjarri.
Gjatë operacionit të koduar “Strike 21”, Policia sekuestroi një kallashnikov dhe 75 fishekë të fshehur në banesën e të dyshuarit. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.