KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë/ Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar pas konfliktit, autori në kërkim
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, në lagjen “24 Maji”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:30, pas një konflikti mes shtetasve T. A., 55 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit T. A., i cili është larguar pas ngjarjes.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.




