VLORË – PLAGOSJE ME THIKË NË LAGJEN “PAVARËSIA”, 25-VJEÇARI NË SPITAL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ku një i ri 25-vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa viktima është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aktualisht nuk dihen ende shkaqet që çuan në konfliktin mes palëve, i cili përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit mbetet e paqartë, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.




