KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Policia jep detaje: Rrihet avokati Kujtim Cakrani pranë një karburanti nga dy persona

Rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një karburanti, avokati Kujtim Cakrani, 55 vjeç, është dhunuar fizikisht pas një konflikti me dy persona ende të paidentifikuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, konflikti ka nisur për shkak të pozicionimit të automjetit në pikën e furnizimit me karburant, duke bllokuar mjete të tjera. Situata është përshkallëzuar dhe dy shtetasit e përfshirë e kanë goditur avokatin, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin autorët janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button