Vlorë: Policia ndalon 17-vjeçarin që i vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj dhe arreston një 42-vjeçar për armëmbajtje pa leje
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses dy operacione kundër paligjshmërisë në qarkun Vlorë.
Në rastin e parë, pas kallëzimit të një shtetaseje filipinase për vjedhjen me dhunë të çantës së saj në rrugë, policia identifikoi dhe ndaloi autorin e dyshuar, shtetasin O. S., 17 vjeç. Çanta e viktimës, që përmbante para, celular, dokumente dhe karta bankare, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në një tjetër operacion, policia arrestoi shtetasin A. L., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ky person ishte dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet për të dy rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.