KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Policia zbardh dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, shpallen në kërkim autorët

Policia e Vlorës ka zbardhur dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe ka identifikuar autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, të cilët janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe punës së specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i dy rasteve të veprës penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet të jetë autor i një ngjarjeje të ndodhur më 2 mars 2026, në lagjen “Pavarësia”, ku u dogjën me zjarr dy automjete të parkuara. Konkretisht, u shkrumbua një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I. A., 63 vjeç, si dhe një automjet tip “BMW”, në pronësi të shtetasit E. R., 68 vjeç, të dy banues në Vlorë, duke shkaktuar dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi I. Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet të jetë autor i një tjetër ngjarjeje të ndodhur më 3 mars 2026, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Isa Boletini”, ku dyshohet se i ka vënë zjarrin një dyqani në pronësi të shtetasit P. R., duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e biznesit.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve dhe verifikimin e përfshirjes së tyre të mundshme në raste të tjera të ngjashme kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button