KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Procedime penale për ndërhyrje në jetën private, mashtrim dhe dhunë në familje; një aksident me pasojë vdekjen

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon veprimet hetimore dhe procedurale për parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale në territorin e saj.

Reklama në FieriWeb
  • Krime kibernetike – Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetases E. B., 40 vjeçe, banuese në Vlorë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja R. R., 43 vjeçe, se 40-vjeçarja i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve.
  • Mashtrim – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. G., 49 vjeç, banues në Vlorë. Sipas kallëzimit të bërë nga shtetasi J. M., 66 vjeç, banues në Angli, 49-vjeçari dyshohet se i ka marrë 800 euro, nëpërmjet mashtrimit.
  • Dhuna në familje – Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Xh., 34 vjeç, banues në Kotë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
  • Aksident me pasojë vdekjen – Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materialet në Prokurori lidhur me aksidentin e ndodhur në datën 15.05.2025, në aksin rrugor “Fterrë-Borsh”. Nga hetimet rezultoi se drejtuesi i automjetit tip “Toyota”, shtetasi E. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Dy pasagjerët, shtetasit R. Xh., 59 vjeç, banues në Sarandë dhe V. Th., 76 vjeç, banues në Lukovë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button