KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Punëtori humbi jetën pas rënies nga lartësia në aeroportin e ri, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në kantierin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë, ku një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia. Viktima, shtetasi D. H., 38 vjeç, ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button